Përballja në GJKKO për shpifje, Vokshi nxjerr DOKUMENTIN e SPAK-ut: Ndaj Vilma Nushit ka nisur procedim penal
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 19 Qershor 2025, 12:32
Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca e radhës mes Albana Vokshit dhe Vilma Nushit, ku kjo e fundit e akuzon për shpifje.
Përplasja ka lindur prej komisionit hetimor për koncesionet në shëndetësi ku përfaqësuesja e PD-së akuzoi për shkelje në kontratën e check up -it.
Pas përballjes në gjykatë, në deklaratën për mediet Vokshi theksoi se SPAK paraqiti këtë dokument, ku thuhet se për kallëzimin e bërë nga PD në vitin 2020 është regjistruar procedimi penal që është ende në fazën e hetimit.

Por për Vokshin kjo tregon procedim me emër konkret
Në seancat e mëparshme palët kanë refuzuar pajtimin, ndërsa procesi ka arritur në momentet e fundit ku do të jepen qëndrimet e tyre dhe gjykata më pas do të dalë me vendim.

