Gonxhja: Reforma “Për shërbimet”, nxitje për biznesin dhe integrimin në BE

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Olta Manjani mori pjesë sot në sesionin informues me sektorin privat mbi reformimin e Ligjit “Për Shërbimet” dhe përafrimin me Direktivën e Shërbimeve të BE-së.

Siç njoftoi ministri Blendi Gonxhja, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale “reforma është një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian dhe një instrument kyç për përmirësimin e klimës së biznesit në vend, sidomos për uljen e barrës administrative për të bërë biznes në Shqipëri”.

“Konsultimi me grupet e interesit do të vijojë, si një nga shtyllat më të rëndësishme për një reformë gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Bashkëbisedimi me sektorin privat dhe aktorët relevantë është thelbësor për suksesin e këtij procesi”, theksoi Gonxhja.

Gonxhja falënderoi “ekspertët e përfshirë dhe për bashkëpunimin e ngushtë me partnerët tanë të projektit GIZ SANECA”.