Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth, pushime në Kanada
Miley Cyrus është duke shijuar disa ditë pushime me të fejuarin e saj, Liamin në Kanada.Lajmi i cili bëri pothuajse fakt të kryer thashethemet rreth ndarjes së tyre, ishte ai i cili u publikua disa ditë më parë, ku krijuesja e hitit “Ëe cant stop”, bëri disa ditë pushime në Bahamas vetëm me miqtë e saj, dhe i fejuari nuk ishte i pranishëm.
Por duket se 20-vjeçarja i la të gjitha angazhimet dhe gjeti disa ditë për tja kushtuar Liamit. Ata janë parë duke kaluar shumë mirë së bashku, duke shijuar një pije në praninë e njëri - tjetrit në një lokal në Alberta të Kanadasë.
Këngëtarja është shprehur se faza e përkohshme e ndarjes, të cilën çifti e kaloi më parë, nuk do të ndodhë më. Ata janë sërish të fejuar për të mos u ndarë kurrë dhe rikthimin e tyre e vërtetojnë dhe unazat që ata mbajnë.