John Mayer, këngë dedikuar Katy Perry

Katy Perry ka realizuar shumë këngë në karrierën e saj, por deri më sot nuk ishte dëgjuar asnjëherë ndonjë këngë dedikuar asaj vetë.Kjo ndodhi mbrëmjen e së dielës, gjatë koncertit që John Mayer, i dashuri i saj, realizoi në Uiskonsin, SHBA.Këngëtari pasi falenderoi disa herë të gjithë fansat e pranishëm, i dedikoi këngën e tij të fundit Katy Perry, e pranishme midis publikut."Ajo ishte aq e duruar, mori kohën e nevojshme për të më njohur më mirë dhe për të më dashuruar", tha Mayer, përpara se t'i kushtonte kryeveprën e tij vajzës së "I Kissed a Girl".