Travolta i kënaqur që luajti rol femëror
John Travolta thotë të jetë ndjerë mirë kur luajti rolin e një femre në muzikalin "Hairspray" dhe madje ka pranuar se nuk ka pasur nevojë që të stërvitej për të ecur si një femër.

Aktori ka deklaruar se gjithmonë është inspiruar nga sirenat erotike të filmit dhe menjëherë ka shfrytëzuar rastin për të luajtur rolin e Edna Turnblad në filmin e vitit 2007, "Hairspray".
"Femrat kanë qenë shumë të rëndësishme në jetën time. Unë nuk kam nevojë që të pyes gruan time se si të luaj rolin e një femre në film. Gjithmonë më ka pëlqyer rrethi i femrave".
"Femrat që më pëlqyen kanë qenë Sophia Loren, Anita Ekberg, Marilyn Monroe dhe Elizabeth Taylor. Ato ishin erotike. Unë kam pasur aftësinë që të lëviz në mënyrë atraktive, si ato. Nëse më jepni gjinj dhe vithe atraktive, atëherë nuk do të më dallonit se jam mashkull", është shprehur Travolta.
