Rita Ora, imazhi i “Material Girl”
Kanë kaluar disa muaj pas konfirmimit që Rita Ora ka bërë për mediat, si imazhi i ri, i linjës së rrobave “Material Girl” të Mbretëreshës së popit Madonna-s.
Pas përgatitjeve të vazhdueshme, realizimi dhe publikimi i dy fotove hapëse të setit, u bë i mundur vetëm pak ditë më parë. Fotoja hapëse që 22- vjeçarja ka realizuar, është bërë në një autobus ku Rita shfaqet e ulur me një fustan të thjeshtë veror.
Në foton tjetër, Rita prezantohet tërësisht ndryshe nga e para, atje duket si një “Material Girl” e vërtetë, me kapele tipike të ushtarëve britanikë.
Pas kontratës 760.000 dollarëshe që ylli i popit firmosi, Madonna dhe vajza e saj Lourdes pranuan që vendosja e këngëtares në krye të kësaj linje ishte zgjedhja e duhur. Louders ose e quajtur ndryshe Lola ka shtuar : " Rita është një femër e bukur dhe e talentuar, por pjesa që na tërhoqi më shumë tek ajo ishte ndërthurja e muzikës me stilin e saj të veçantë, me të cilat arrin të përçojë një emocion shumë të veçante tek ne dhe publiku. Dhe kjo është ajo për të cilën marka “Material Girl” ka nevojë".Krijuesja e hitit “Shine your light”, konfirmoi se ishte e lumtur që bashkëpunoi me njerëz aq profesionistë si dhe nuk humbi rastin për ti bërë të ditur publikut që ekskluzivitetin e kësaj marke e ka vetëm dyqani “Macy”, dhe do të jetë i vetmi vend ku mund të drejtohen për blerjen e këtyre rrobave.




