Motorri me një rrotë, shpikja e re kushton mbi 4 000 dollarë
Nje nga shpikjet me te fundit te teknologjise eshte motorri me nje rrote, i cili eshte nje scooter electric nga i cili eshte e pamundur te biesh, sado e cuditshme te tingelloje. Motorri i quajtur Rajno, arrin shpejtesi deri ne 80 km ne ore.Pervec faktit qe nuk e demton ambjentin sepse nuk funksionon me lende djegese por me elektricitet, ai ka teknologjine vete-balancuese qe ben qe ai qe e nget te mos bjere, ndryshe nga disa motorra klasike. Motorri Rajno mund te parkohet kudo, pasi eshte mjaft i vogel, dhe mund te evitoje edhe trafikun me te renduar pasi me te mund te manovrosh mjaft lehte.Per te udhetuar me nje mjet te ketille, drejtuesi duhet te peshoje perpara per te shtuar shpejtesine dhe mbrapa per ta ulur ate. Rajno peshon vetem 57 kg. Ideja per ta prodhuar motorrin Rajno erdhi nga e bija e Presidentit te firmes, Chris Hofman ne 2009-en, ne Portland SHBA. Ajo kish pare dicka te ngjashme ne nje loje ne kompjuter tek po luante dhe i kerkoi te atit t’ia ndertonte qe te mund te shkonte ne shkolle perdite. Dhe cdo gje u be realitet disa vite me vone.Personat qe e dizenjuan thone se mund te merret me vete neper metro ose trena. Ata thone “madje mund t’i japesh Rajnos deri tek dera e ashensorit te shtepise dhe te ngjitesh me te lart”.Kjo shpikje e re kerkon me pak se nje ore per te mesuar ta ngasesh, e megjithate kalimtaret qe e shohin te gjithe mendojne se sapo ka dale nga ndonje video game dhe se ai qe po e drejton ka aftesite e nje performuesi cirku. Nuk ka ende nje cmim per kete shpikje te re, pasi pritet te dale ne gusht te ketij viti por supozohet se do te kushtoje mbi 4000 dollare.