George Clooney dhe Stacy Keibler festojnë të ndarë Ditën e Pavarësisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Korrik 2013, 14:00
George Clooney mësohet se është ndarë nga e dashura e tij Stacy Keibler, pasi dyshja kishin kaluar të ndarë edhe Ditën e Pavarësisë së Amerikës.Sipas një raporti të gazetës britanike “Sunday People”, aktori është ndarë nga e dashura e tij pas dy vitesh në lidhje me të."Nuk është se George dhe Stacy nuk mundën të gjejnë kohë të kalojnë sëbashku nëse vërtet dëshironin. George është duke u larguar nga lidhja me qetësi"."Gjithmonë është i njëjti tregim. Sapo ai ndjen se një femër i afrohet së tepërmi, ai tërhiqet prapa" është deklaruar në raportin e gazetës britanike “Sunday People”.

