Kur nga gjumi të zgjon fantazma! (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Korrik 2013, 11:14
Zgjimi është gjithmonë shqetësues. Por të përballuarit me një fantazmë pas zgjimit nga gjumi duhet të jetë i tmerrshëm.
Këtë e përjetoj një vajzë, pasi i dashuri i saj i kishte përgatitur një kamer të fshehtë.
Ndërsa ajo po bënte një sy gjumë në dhomën e tyre të ndenjes, James Williams, pas disa javë përgatitjeje konstruktoi një kopje të besueshme kukulle Samara nga filmi i vitit 2002 “The Ring”.
Por ai nuk ishte ndalur me kaq, pasi më parë i kishte thënë asaj se kishte parë një grua të qëndronte “në fund të shtratit të tyre në mes të natës”.
“Kam dashur që të shoh reagimin e të dashurës sime në momentin kur sheh një fantazmë që i afrohet dhe tenton të marrë atë”, ka thënë Ëilliams, ndërsa rezultati i kësaj ishin britmat e të dashurës së tij.