Selena Gomez: " Nuk jam pajtuar me Justin "
Selena Gomez i ka hedhur poshtë të gjitha thashethemet lidhur me një pajtim të mundshëm me këngëtarin Justin Bieber.Pavarësisht se miqtë e saj e kanë mohuar një rilidhje , ajo që ka shtyrë gazetarët dhe mbareë publikun të dyshojë tek Selena dhe Justin ka qënë një foto e publikuar ku të dy janë me syze dhe pranë e pranë njëri - tjetrit.Sipas konfirmimeve, ajo do të jetë shoqëruesja e Justin në koncertin e radhës që ai do të zhvillojë në Oslo.Por një burim i afërt me yjet e popit ka shtuar se: " Ata nuk janë më bashkë dhe asnjë nga miqtë e vërtetë të Selenës nuk e dëshiron këtë gjë . Pavarësisht se ata patën një lidhje prej dy vitesh bashkë, një rilidhje e tyre nuk do të ishte në dobi të asnjërit dhe aq me pak e shëndetshme. Pavarësisht se ata po përpiqen të kalojnë kohë së bashku për të krijuar të paktën një miqësi, kjo nuk do të thotë se gjithnjë prania e tyre do të thotë lidhje".Se cila është e vërteta, mbetet për tu parë dhe konfirmuar në vazhdim pasi zhurmat dhe thashethemet janë nga më të ndryshmet.





