Sulmohen nga tigrat, ngelin në majë të pemës

Një grup prej gjashtë burrash indonezianë janë sulmuar të Enjten e kaluar nga disa tigra. Pesë prej tyre janë ngjitur në një pemë aty pranë dhe kanë mbetur aty deri sot. Burri i gjashtë është shqyer nga tigrat duke u përpjekur për t'u ngjitur në pemën ku ishin edhe pjesa tjetër e grupit. Ndihma për këta burra të bllokuar nuk ka për të mbërritur deri të mërkurën raporton BBC. Sulmi ndodhi pasi grupi akisdentalisht vrau një këlysh tigri. Ata më parë ishin në kërkim të një tëmjani të rrallë në xhungëln Gunung Leuser, ata gjithashtu kishin ngritur kurthe drerësh për ushqim, ku fatkeqsisht shkeli një vogëlush i tigrave. Sipas policisë indoneziane, personi i vrarë quhet David dhe është i moshës 28 vjeçare. Fatmirësisht ata kishin celularë me vete dhe lajmëruan familjarët e tyre. Policia është shprehur se për shkak të thellësisë në xhungël udhëtimi për t'i shpëtuar do të zgjasë dy ose tre ditë në këmbë.