Lady Gaga, operacion në hundë
27-vjeçarja Lady Gaga, ka bërë që i gjithë publiku të dyshojë për një operacion të mundshëm në hundë, pasi krahasuar me herët e tjera, hunda e saj ishte shumë herë më e vogël, se më parë.
Në një deklaratë që bëri për mediat, ajo pohoi se kurrë nuk do të bënte një operacion plastik, pasi e pranon veten siç është dhe ndihet mirë kështu. Operacioni plastik ishte diçka që asaj nuk i pëlqente, pavarësisht se tek yjet e tjerë të popit këto operacione janë bërë zakon tashmë.
Pikërisht ky fakt mendohet se e ka shtyrë këngëtaren për të marrë vendimin për të bërë një ndërhyrje të tillë në hundë.
Në Fan Pagen e saj në “Twitter”,Gaga ka postuar një status ku njoftoi largimin e saj nga vendi për një periudhë të përkohshme. Ky njoftim nga këngëtarja ka bërë që shumë persona të mendojnë se ajo u largua për të kryer operacionin plastik jashtë vendit.