Rihanna ankohet për fansat në Poloni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Korrik 2013, 14:07
Rihanna është ankuar për fansat pasi nuk e kanë lejuar të bëjë plazh e qetë në Poloni.

“Ja se si është një ditë plazhi në Poloni. Po marrim diell si kafshë në kafaz!” shkruante Rihanna.
Disa orë më vonë postoi sërish në Instagram: “Doja të bëja pak plazh, por nuk ia arrita.
Këngëtarja ishte në Poloni për një koncert dhe kur doli në plazh u detyrua që së bashku me shoqen e saj të ngrinte çadra të mëdha për t’i bllokuar pamjen kureshtarëve.


