Pajisja DPI/ Avokati: Nga kush do të licencohen dhe kontrollohen? Përgjimet i bën vetëm prokurori
Gylsen Zhllima, avokat në “Drejt” nga Luan Rama tha se është normuar në ligji duke i dhënë autoritet kryeprokurorit që ka autorizim për të bërë një përgjim elektronik, jo pajisje.
Zhllima: Ajo që dëgjova ishte inspektim, përgjim dhe kontroll. Këto terma më japin pasiguri nga ana ligjore, sepse futesh tek të dhënat personale, ku një person apo institucion mund të marrë të dhëna të tilla. Nuk dihet nëse jemi në një shkelje administrative apo penale.
Nuk ka një institucion apo autoritet që i licencon këto sisteme. Kur fute në vend nga kush kontrollohet. Kontrollohet nga AKEP dhe këto institucione, dhe në e kuptojnë ata nëse kemi të bëjmë me inspektim, apo ndihmë të veprimtarisë për të arritur deri tek shkëmbimi i mesazheve. Këtë gjë e ka normuar ligji duke i dhënë autoritet kryeprokurorit që ka autorizim për të bërë një përgjim elektronik.
