K*nosi zjarri një person, procedohet në gjendje të lirë 37-vjeçari në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Prill 2025, 18:52
Një 37-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Kanosja”. Sipas policisë dyshohet se ka kanosur një 46-vjeçar me armë zjarri të cilën e posedonte pa leje.
Sipas njoftimit, lidhur me rastin është sekuestruar edhe arma e zjarrit në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, për shtetasin 37 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një 46-vjeçar, me armën e zjarrit të cilën e posedonte me leje. Për këtë rast, pas konsultimit me prokurorin, u vendos procedimi në gjendje të lirë i 37-vjeçarit, për veprën penale “Kanosja”. Gjithashtu, arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
