A po na përgjojnë? Semanaj: Pajisjet DPI janë marrë borxh nga Izraeli, duan të fshehin përdorimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Prill 2025, 21:43
Besmir Semanaj, ekspert IT tha se pajisjet DPI kanë ardhur nga Izraeli hua për një vit dhe se është hera e parë që dëgjoj se merren pajisje teknologjike borxh.
Semanaj: Kam reaguar për këtë çështje duke treguar rreziqet që paraqet kjo pajisje kur nuk ka një kuadër ligjor dhe një ent rregullator apo me institucione që heshtin pse është blerë dhe ku do të përdoret. Sot kemi parë për herë të parë një informacion dhe ajo që thonin ata duhej sikur e kishin përgatitur me ChatGPT, sesa një shterim i atyre që kemi kërkuar ne. Duan që të fshehin atë që kanë bërë. Pajisjet kanë ardhur nga Izraeli hua për një vit. Është hera e parë që dëgjoj se merren pajisje teknologjike borxh.