Islami: Policët e orientuar drejt mbrojtjes së qendrave të masazheve dhe shtëpive publike

I ftuar në emisionin "Epiqendër" të gazetares Sonila Musai, avokati Roland Islami ngriti një shqetësim serioz lidhur me aktivitetet ilegale që ndodhin në Shqipëri.

Ai theksoi se policët janë të orientuar për të mbrojtur qendrat e masazheve dhe shtëpitë publike të padeklaruara, të cilat shpesh shërbejnë si fasada për prostitucionin.

Ai vuri në dukje se forcat e rendit janë në një situatë të vështirë, pasi shumë nga këto aktivitete ilegale mbështeten dhe mbrohen nga struktura të ndryshme, duke vështirësuar përpjekjet për të luftuar këtë fenomen.