I dyshuar për hakerimin e sistemeve të SPAK, Ish-zyrtari apelon vendimin, Zambak Gjonaj kërkon lirinë
"Nuk kam lidhje me nderhyrje ne sistemin e SPAK".
Ish zyrtari i burgjeve Zambak Gjonaj ka apeluar vendimin e shkalles së parë që e la ne qeli me akuzën e nderhyrjes kompjuterike me sistemet e prokurorise se posacme.
Ai u ndalua nga BKH 24 ore pas marrjes ne dijeni që ne emailet e 3 prokuroreve jane marre te dhena.
Burime per gazetarin e Ora News Edison Vatnikaj bejne me dije se Gjonajt i kane rene ne dore dokumentat dhe me pas ai i ka shperndare tek njerzit te tjere.
Po ashtu ne shkresen e organit te akuzes eshte pasqyruar se kush e ka kryer nderhyrjen qe i referohen pikerisht te ndaluarit tjeter Arnold Rrokaj.
Por pavarësisht kësaj SPAK thote personat përgjegjës kanë arritur të marrin disa informacione, pa mundur të sigurojnë akses në dosje hetimore.
Po ashtu, ata kanë tentuar të ndërhyjnë edhe në email-in e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Z. Altin Dumani, por pa sukses.
Prokuroria po e heton nderhyrjen per vepren penale te grupit kriminal e pasi ka dyshime se kane vepruar per persona te trete qe po verifikohen nga SPAK.
Përmes një reagimi për mediet SPAK ka sqaruar situatën e krijuar me ndërhyrjen në emailet e prokurorive.
Në deklaratë thuhet në 12 mars u mor infomacioni për ndërhyrjet e paligjshme.
Më tej shtohet se autorët nuk arritën të futeshin në sistemin e brendshëm që sipas prokurorisë së posaccme mbetet i pacënuar.
