Eksperti i IT-së, Liçaj: Faqet e eskortave mund të bllokohen me teknologjinë e re

Në një intervistë për emisionin "Epiqendër " të gazetares Sonila Musai, eksperti i IT, Edmond Liçaj, foli për mundësitë e bllokimit të faqeve që përdoren nga eskortat dhe aktivitetet ilegale online.

Liçaj theksoi se ka faqe, si ato të filmave, që kanë vite që duhet të bllokohen, por ende vazhdojnë të funksionojnë për shkak të mundësisë teknike për të hapur faqe të reja me të njëjtin emër.

Ai shpjegoi se me zhvillimin e teknologjisë së re, ka mundësi të bllokohet çdo faqe që përdoret për aktivitete të paligjshme, dhe se institucionet mund të ndërhyjnë me më shumë efikasitet për të ndaluar funksionimin e këtyre faqeve.