Gavani: Po bëhet panik për DPI-në kot, është pajisje e shpikur në ShBA, nuk lexon tekste
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Prill 2025, 22:08
Ardit Gavani, IT në “Drejt” nga Luan Rama tha se DPI është shpikur në vitet 2000 ku kanë dhënë kontribut SHBA-të dhe Kanadaja, dhe ndaj saj po bëhet zhurmë kot.
Gavani: Unë jam në minorancë. Mendoj se po bëhet një panik ka nevojë në të gjitha mediet. Mendoj se informacioni është bërë ose është dhënë i pjesshëm. Jemi fokusuar në aspektet e këqija. Nuk dua të futem në aspekte juridike, apo aludime.
DPI është një akronim që përkthehet Inspektimi i Thellë i Paketa. Interneti mund të mendohet si kuti. Në këtë gjendje interneti është i lirë dhe nuk ka kontrolle. DPI është shpikur në vitet 2000 ku kanë dhënë kontribut SHBA-të dhe Kanadaja. Nuk është një pajisje e keqe. DPI nuk lexon tekste.
