Kele: Pajisjet DPI dyshoj se do të përdoren për profilizime dhe çendura, vijnë në për fushatë

Denisa Kele, pedagoge e teknologjisë së Informacionit tha se tashëm dyshon se pajisjet DPI do të përdoren për të monitoruar njerëzit në prag të fushatës elektorale.

Kele: Të gjithë kur dolëm për TikTok-un herë pas herë e kemi thënë se mbyllja ka qenë një lloj censure dhe ka ardhur para fushatës elektorale për të monitoruar situata të caktuara. Kur mora vesh këtë pjesën finalizova gjithë këtë pjesën  për censurën.

Nuk shoh ndonjë arsye të madhe kombëtare në raport me sigurinë, por kam frikë se e gjitha kjo po përdoret për të kryer profilizime të sakta dhe për të kontrolluar rrjetin në gjithë vendin. Kjo më prek dhe më frikëson sepse jemi në një moment shumë të vështirë të sigurisë kibernetike.