Pro*titucioni/ Softa: Mungesa e kontrollit po lejon lulëzimin e aktivitetit të paligjshëm

I ftuar në emisionin "Epiqendër" të gazetares Sonila Musai, eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, theksoi se prostitucioni është një nga bizneset më të lulëzuara dhe më të përhapura në Shqipëri.

Ai shpjegoi se ky aktivitet ilegal është i pranishëm në shumë qytete të vendit, me një përqëndrim të veçantë në Tiranë, Vlorë dhe Durrës, ku Tirana spikat për shkak të madhësisë së saj dhe numrit të lartë të turistëve.

Sipas Softës, prostitucioni ushqehet nga disa forma, duke përfshirë eskortat dhe qendrat e masazhit, të cilat shpesh ofrojnë shërbime të tjera përveç masazheve.

Kjo situatë, sipas tij, ndodh për shkak të mosfunksionimit të institucioneve shtetërore, të cilat nuk po e ndalojnë ashtu siç duhet këtë fenomen.