Atentati ndaj biznesmenit në Shëngjin/ Gjykata refuzon kërkesën për lirimin e portugezit Saraiva
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Prill 2025, 15:15
Gjykata e Lezhës ka refuzuar sërish kërkesën për lirim të portugezit Ruben Saraiva, i cili është dërguar për gjykim si i pandehur për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në prill të vitit 2023 në Shëngjin.
Seanca gjyqësore u zhvillua këtë të enjte (10 prill) nën masa të rrepta sigurie.
Pas shqyrtimit të argumenteve të palëve, gjyqtari Lurim Bulica vendosi që Saraiva të vijojë të qëndrojë në burg.
Portugezi u ekstradua në Shqipëri më 31 dhjetor 2023, pasi autoritetet marokene pranuan kërkesën e drejtësisë shqiptare për ta dorëzuar atë.
