Çeku: Subjekte të njohura tregtojnë produkte me alfatoksinë të lartë, po pritet përgjigja e AKU-së

Gazetarja Alketa Çeku, e ftuar në emisionin Epiqendër, ka shprehur shqetësimin duke theksuar se sipas informacionit nga tregjet, dyqanet dhe marketet, janë shfaqur nivele të rrezikshme të alfatoksinës, një substancë kancerogjene që ndikon në shëndetin e konsumatorëve.

Ajo sqaroi se këto rezultate alarmante vijnë nga kontrollet e kryera nga inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) për qumështin, që gjithashtu kanë identifikuar prani të alfatoksinës mbi normat e lejuara.

Çeku e quajti këtë situatë jashtëzakonisht shqetësuese për konsumatorët, pasi përveç rrezikut nga salmonela, niveli i lartë i alfatoksinës mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve.

Pavarësisht seriozitetit të situatës, gazetarja theksoi se pritet një përgjigje nga AKU lidhur me masat që do të merren ndaj këtyre subjekteve të njohura që janë të përfshira në tregtimin e produkteve me probleme sigurie.