Mish pule me salmonelë/ Gazetari Kurti flet për mungesën e reagimit nga institucionet

Gazetari Andi Kurti ishte i ftuar në emisionin Epiqendër, ku komentoi tregtimin e mishit të pulës me salmonelë.

Kurti shprehu shqetësimin e tij për mungesën e transparencës dhe reagimit të shpejtë të autoriteteve, duke theksuar se ende nuk dihet saktësisht se ku ka shkuar sasia e mishit të infektuar.

"Institucionet duket se janë më shumë të përfshira në fushata, ndërkohë që kjo çështje, që ka të bëjë me shëndetin e qytetarëve, duhet të ishte marrë me prioritet," tha Kurti, duke nënvizuar se kjo është një ngjarje që është ripërsëritur dhe që mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin publik.