Greva në Greqi, Aviacioni Civil: Më 9 prill anulohen fluturimet për dhe nga aeroportet greke
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Prill 2025, 15:58
Aviacioni Civil Shqiptar njoftoi se, për shkak të grevës 24-orëshe të shërbimit civil në Greqi, të gjitha fluturimet drejt dhe nga aeroportet greke për datën 9 prill janë anuluar.
“ACAA këshillon të gjithë pasagjerët të kontaktojnë kompanitë ajrore përkatëse për më shumë informacion”, thuhet në njoftim.