Andi Kurti: Qeveria po fshihet pas fushatave dhe sulmeve, duhet transparencë për sigurinë ushqimore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Prill 2025, 19:29
Gazetari Andi Kurti, i ftuar në emisionin Epiqendër ka komentuar situatën e alarmante të tregtimit të mishit të pulës me salmonelë, duke Kryeministrin.
Kurti shprehu shqetësimin se në vend që të merret seriozisht me këtë problem dhe të bëjë ndërgjegjësim të duhur për konsumatorët, qeveria është fokusuar në fushata të paefektshme dhe në sulme ndaj kritikëve.
Ai theksoi se është koha që Kryeministri të dalë publikisht dhe të pranojë gabimet që janë bërë, duke reaguar me transparencë dhe duke marrë përgjegjësinë për situatën.