Mish pule me salmonelë/ Çeku: Alarm për shëndetin e konsumatorëve

Gazetarja Alketa Çeku ka denoncuar skandalin e tregtimit të mishit të pulës, me salmonelë.

Ajo u shpreh në emisionin Epiqendër se mishrat me salmonelë janë shpërndarë në tregun shqiptar, duke përbërë një rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin e konsumatorëve.

Çeku theksoi se ky nuk është një lajm, por një skandal i madh që duhet të shqetësojë të gjithë qytetarët, pasi mishrat me salmonelë mund të shkaktojnë sëmundje serioze, duke i vënë jetën në rrezik.

Ajo po ashtu njoftoi se autoritetet përkatëse nuk kanë ofruar ende detaje të mjaftueshme lidhur me sasinë e mishit të infektuar që është shpërndarë në treg, as edhe masat që janë ndërmarrë për asgjësimin e tij.

Deri tani, autoritetet nuk kanë publikuar të dhëna të plota mbi sasinë e mishit të infektuar, shpërndarjen e tij dhe masat që janë marrë për të parandaluar dëmet u shpreh Çeku.