Resuli: AKU po nënvlerëson sigurinë ushqimore, rreziku për konsumatorët po rritet
Ervin Resuli, ekspert i sigurisë ushqimore dhe president i Urdhrit të Mjekut Veterinar, ka denoncuar gjatë një interviste në emisionin Epiqendër të gazetares Sonila Musai, uljen e vigjilencës nga Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU) gjatë vitit 2024, duke theksuar rrezikun që kjo sjell për shëndetin e konsumatorëve.
Resuli theksoi se AKU, si institucion i ngarkuar me përgjegjësinë e sigurimit të produkteve me origjinë shtazore dhe bimore që hedh në treg, ka dështuar në realizimin e detyrave të saj funksionale, duke rritur rrezikun e tregtimit të produkteve të pasigurta.
Ai u shpreh se kjo ka sjellë një rënie të vigjilencës, duke e bërë më të vështirë monitorimin e produkteve ushqimore që mund të jenë të kontaminuara.
Një shembull tjetër i shqetësimit është raportimi i një problematike të gjetur nga autoritetet kroate, ku u kapën disa speca që përmbanin pesticide të larta, një problem që, sipas Resulit, duhet të jetë një alarm për autoritetet shqiptare që të intensifikojnë kontrollin dhe masat për sigurinë ushqimore.
