Mish me salmonelë / Stafa: Konsumatorët e braktisur, në mëshirë të fatit dhe Zotit

Hasan Stafa, Drejtori i Qendrës së Ankesave të Konsumatorëve Shqiptarë, ka denoncuar situatën alarmante të tregtimit të mishit të pulës të infektuar me salmonelë në Shqipëri, duke e quajtur këtë një skandal që vë konsumatorët në rrezik.

I ftuar në emisionin Epiqendër të gazetares Sonila Musai, Stafa shprehu shqetësimin se konsumatorët janë të braktisur dhe nuk kanë informacion të sigurt në lidhje me produktet që konsumojnë.

Ai theksoi se, për shkak të mungesës së transparencës dhe reagimit të shpejtë nga autoritetet përkatëse, konsumatorët janë lënë në mëshirë të fatit, duke mos pasur mundësinë të identifikojnë mishi i pulës që mund të jetë i kontaminuar me salmonelë.