Resuli: Ministria e Bujqësisë përgjegjëse për mungesën e sigurisë ushqimore, shkalafitje e zinxhirit institucional
Ervin Resuli, ekspert i sigurisë ushqimore dhe president i Urdhrit të Mjekut Veterinar, ka folur në emisionin Epiqendër të gazetares Sonila Musai për shqetësimet lidhur me tregtimin e mishit të pulës të infektuar me salmonelë dhe mungesën e kontrollit për sigurinë ushqimore në Shqipëri.
Gjatë intervistës, Resuli theksoi se personi direkt përgjegjës për mosfunksionimin e zinxhirit institucional që garanton sigurinë ushqimore është Ministria e Bujqësisë, e cila mban përgjegjësinë për institucionet në varësi të saj, përfshirë Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU).
Resuli theksoi se ky dështim është pasojë e "shkalafitje së të gjithë zinxhirit" institucional, që është përgjegjës për mbrojtjen e konsumatorëve nga produktet e pasigurta.
Ai theksoi se ky ka çuar në një situatë ku qytetarët janë të ekspozuar ndaj produkteve të rrezikshme, si mishrat e infektuar me salmonelë.
