Nika: 28 Nëntori me 99% do festohet për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 3 Prill 2025, 17:41
Aktivisti në SHBA, Naser Nika në një intervistë në Ora News u shpreh se 28 nëntori me 99% do festohet për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë në SHBA.
Nika: Pasi fitoi Donald Trump, dhe kongresistja e cila është Republikane që vitin e kaluar na ka premtuar se nëse Trump do fitojë do bëjë të mundurën që ta festojmë.
Jemi në proces dhe besoj se 99%, 28 nëntori do festohet për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë.
Nëse edhe shoqatat nuk janë për përkrahjen e këtij evenimenti dmth atëherë mos të quhen shoqata shqiptare.
Çdo gjë kur e ke bashkëpunimin e mirë e arrin.
