Mish me salmonelë/ Stafa: Mungesa e reagimit rrezik për konsumatorët

Hasan Stafa, Drejtori i Qendrës së Ankesave të Konsumatorëve Shqiptarë, ka folur për situatën alarmante të tregtimit të mishit me salmonelë.

Në emisionin Epiqendër të gazetares Sonila Musai, Stafa ka theksuar se përgjegjësia për të parandaluar përhapjen e mishit të infektuar bie mbi autoritetet lokale, të cilët duhet të informojnë dhe njoftojnë sa më shpejt konsumatorët dhe bizneset, për të parandaluar shpërndarjen e këtij mishi në treg.

Ai theksoi se në çdo qark të vendit ka njerëz të angazhuar për të kontrolluar sigurinë ushqimore dhe se duhet të ishin marrë masa urgjente që tregtarët të bllokonin mishin deri sa të dilnin analizat, duke shmangur kështu çdo rrezik për shëndetin e qytetarëve.