“E dija që partia do çahej”, Berisha: I thashë Bashës të mos përzihej… Lista? 100% e ekuilibruar! Blinken, zyrtar i padenjë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” në Top Channel.

Ai u shpreh se e dinte që partia, PD do të çahej, teksa rrëfeu se çfarë i tha Lulzim Bashës.

Edhe në vitet ’90 unë nuk zemërohesha me asnjë që më sulmonte. Pse? Sepse i thoja vetes ‘shiko, të thonë ç’të duan, se nuk janë këta që cenojnë psikologjinë tënde’.

Unë po kërkoja gjëra që ishin tabu dhe po dukej se po dilja kundër regjimit që ata e donin, nuk janë diktuarat ashtu siç mendojnë njerëzit. Unë isha një nga ata që po u trazoja atyre psikologjinë.

Po kaloja në Suk të Përmetit dhe më del një grua e veshur siç ishte koha, kishte marrë një bazë dheu dhe më gjuajti. E pyes pse më gjuajti, ‘ik, je kshu je ashtu’, më tha. I dhashë dorën, e kishte kallo, kooperativiste. 

Unë nuk zemërohesha. Kur thirra foltoren njerëzit e mi të afërt më thanë ’po sikur të mos vijnë’ , u thashë ‘8 vetë të vijnë më mjaftojnë’. Unë entuziazmohem me praninë e madhe të njerëzve. Nuk mërzitem dhe kur ka prani të vogël.

I vetëdijshëm për këtë… e dija unë që partia do çahej. Disa gjëra që mund të bënte ambasadorja nuk i kisha imgjinuar por e dija që njerëzit do kishin shqetësim ndaj këtij vendimi të Amerikës.

Isha jashtëzakonisht i qetë. I them Bashës ‘Lul mos u përziej në këtë punë, as ti as partia. I thashë ‘do e zgjidh vetë, me parimin e Hotit”, u shpreh Berisha.

LISTAT

“E dija që partia do çahej”, Berisha: I thashë

Kryedemokrati Sali Berisha komentoi listën e PD në qarkun Tiranë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ai u shpreh se në listën e  mbyllur janë ata demokratë të cilët janë fibra politike e partisë. Berisha theksoi se listat janë të ekuilibruara dhe me diversitet.

Sali Berisha: "Është e vërtetë që mbrojtje i është dhënë fibrës politike të partisë, fibrës politike, duke ruajtur plotësisht bashkimin në diversitet siç e shpallëm, lista e hapur e kryetarëve të qarqeve është 100% e ekuilibruar, por këta nuk janë aty pse erdhën dhe u bashkuan, por se janë me eksperiencë të çmuar elektorale, fushata do organizatorë sidomos ky sistem bizar, u zgjodhën si fibër politike, ka qenë e qëllimshme, nëse i krahason  këta nuk gjen në listë Lubi Ballukun.

Krahaso Spiropalin 5 milionëshe, apo Spirogjokën me Jozefina Topallin, nuk gjen Taulant Ballë. S’kam mundur me gjet asgjë nga ata, po të kalojmë tek lista e hapur ka të rinj, eksponentë, politikanë dhe besoj se është dinjitoze, janë emra personalitetesh të shquar, emra të rinjsh brilantë".

"Blinken, zyrtar i padenjë!"

Kreu i PD, Sali Berisha është i ftuar në emisionin Top Story në Top Channel këtë të enjte.

Ndërsa theksoi se nuk e kishte thënë më parë këtë, ai u shpreh se një mik i tij e sulmoi në mënyrë të padrejtë, por ai ishte në pozicion, aty ku ndodhet gjithmonë.

Gjatë komentit, Berisha përmendi edhe ish Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, të cilin e quan një zyrtar të padenjë që drejtësia amerikane duhet t’i tregojë vendin.

Sali Berisha: "Do të rrëfej një gjë se kam thënë kurrë, tek Sali Berisha ke një person jashtë kësaj pamje, person i cili është rritur, është formuar nga njerëz që kanë luftuar jo një, dy 10, por 40 vite, njerëz që me gjithë këto përpjekje nuk fituan asnjë luftën, por nuk pushuan kurrë së luftuari, ai mori pjesë në çdo përpjekje nga 1909 kishte për pushkë deri në 45, ai nuk kishte fitu asnjë betejë, ishte përlesh gjithnjë me armiq shumë të mëdhenj, por ajo që kishte specifikë ai njeri, nuk e kishte lënë armën në një anë, kjo është e gjithë trashëgimia ime.

Po qe se më kërkojnë në pozicion unë aty jam, nuk mund të jem ndryshe, se kam rrëfyer kurrë këtë, po e rrëfej sonte, ai më sulmoi në një mënyrë shumë të padrejtë, të pandershme, më sulmoi si një armik në një kohë kur ne si shqiptarët kemi kultin e mikut dhe e kemi shumë mirë, një mik del dhe të gjuan si armik, por ai më gjeti në pozicion, këtë e them..nuk e kam thënë kurrë, se kjo është e vërteta më e madhe e Sali Berishës, ai nga i cili unë isha frymëzuar kishte humb çdo betejë, por s’ngurroi të merrte pjesë në betejë.

Unë kisha bërë miqësi, isha etiketuar në Evropë si tepër proamerikan, jo me pa vetëdije dhe ky tani dilte për lobimin korruptiv, Antony Blinken, një zyrtar i padenjë dhe uroj që drejtësia amerikane t’i tregojë vendin për mashtrimin që i ka bërë popullit amerikan".