Komentuesit tallen me Veliajn/ Ja cila është “vepra” më e bukur pas shitjes së fiqve

Komentuesit në rrjetet sociale tallen keqazi me kryebashkiakun e arrestuar për vepra të rënda penale si korrupsioni dhe pastrimi i produkteve të veprës penale. Edhe pse në burg ai vijon propagandën gjë e cila duket se injorohet masivisht nga komentuesit.

Sot në postimin e tij të fundit në rrjetet sociale, komentuesit i thonë se e meriton të jetë në burg pasi sipas tyre ky i ndershmi ka të shpenzojë 800.000 euro për budalliqe dhe të paguajë 300.000 mijë dollarë për avokat nga Amerika, ndërsa nuk lë që të punojnë qytetarët që dalin në rrugë për bukën e gojës.

Një tjetër komentues e ironizon duke i thënë që pas shitjes së fiqve puna më e bukur që ka bërë Lali Eri janë inceneratorët. Të tjerë i kujtojnë se tani që ndodhet në burg i kanë marrë dhe bashkinë duke i përmendur emrin e Ramës.

Po iu sjellim vetëm disa nga komentet pikante që arritëm të nxirrnim nga postimi i Veliajt pasi sigurisht ushtria e tij kujdeset që të kalojnë në filtra dhe të mbeten publikë vetëm ato që e lavdërojnë Lali Erin, megjithëse komentues të tillë, një prej qytetarëve i quan lëpirësa./ CNA