Berisha sfidon Ramën me Tik Tok, kreu i PD hap aplikacionin para kamerave
Teksa paraditen e së enjtes kryeministri Edi Rama lajmëroi se procedura për bllokimin e tik tok ka përfunduar, rivali i tij politik Sali Berisha e sfidoi live.
Në mesditë përpara kameave hapi TikTok dhe tha se ka shkarkuar VPN.
Edhe nje herë kryetari i PD tha se mbyllja e tiktok eshte nje akt censure dhe ftoj te gjithe të shkarkojne vpn edhe pse kryeministri Edi Rama tha se shkarkimi i tij eshte rrezik.
Ne konference Berisha foli edhe per grabitjen sipas tij te mbi 24 hektarevë toke nga ana e kryeministrit Edi Rama ne fshatin Vuno.
Berisha: Kjo e imja është në rregull. Sepse unë kam shkarkuar një VPN, dhe ai e përmbush funksionin.
Por kjo do të hyjë në histori si një ditë e zezë e censurës, si një akt madhor censure, pa asnjë ligj, pa asnjë bazë.
Thjesht të njëjtin vendim që mori Habitullahu i Kabulit, mori dhe Habitullahu i Tiranës.
Në traditën e tij atërore, njeriu që ka patur për baba një xhelat të fjalës së lirë, ka firmosur varjen në litar në të Havzi Nelës në 10 gusht 1988. Edi Rama përsëriti të njëjtën gjë, për të njëjtën arsye.
Kristaq Rama nuk duronte dot vargjet e lira të tij. Edi Rama nuk duron dot kritikat e të rinjve në Tik Tok.
Kjo dëshmon qartë edhe njëherë se çfarë raporti ka ky me vlerat bazë të demokracisë, liritë dhe të drejtat e njeriut.
I ftoj të gjithë të rinjtë të shkarkojnë VPN-në dhe të vazhdojmë betejën tonë, në radhë të parë kundër censurës.
Nuk duhet t’i nënshtrohemi censurës. Ky është një akt i shëmtuar, një akt që nuk mund ta bënte kurrë një njeri.
