Arben Ahmetaj rikthehet në ‘Facebook’, mesazhi misterioz i ish-ministrit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Mars 2025, 15:23
Pas një heshtje të gjatë në rrjetet sociale, Arben Ahmetaj është rikthyer në Facebook përmes një postimi.
"Luftojmë kundër tre gjigantëve, i dashur Sancho: Padrejtësia, frika dhe injoranca”, ka shkruar Ahmetaj, duke cituar një shprehje të Miguel De Cervantes.
Nuk dihet se për kë është ky thumb i Ahmetajt, i cili prej gati 2 vitesh ndodhet në arrati pasi akuzohet për kryerjen e tre veprave penale: “Pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”