''Gjërat bëhen në mënyrë të qëllimshme për të përjashtuar partitë e vogla'', Duka: Ne si PAA vendosëm të mbijetojmë
Kryetari i PAA, Agron Duka i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se gjërat bëhen në mënyrë të qëllimshme për të përjashtuar partitë e vogla.
Duka: Gjërat bëhen në mënyrë të qëllimshe për të përjashtuar partitë e vogla.
Është luftë kundër demokracisë.
Krijimin e elementëve autoritare siç e kemi realisht, kryeministrin shpesh e quajmë dktator, unë nuk arrij deri atje por autoritar, qeveri autoritare, elemente autoritare.
Problemi është se ndodhemi përballë këtij fakti, të pafuqishëm për të ndryshuar këtë lloj realiteti.
Megjithëse gjatë gjithë kohës përpara se të votohesh kodi zgjedhor, edhe ato të mëparshmet gabimet e bëra nga opozita dhe marrëveshjet e gabuara që ka bërë opozita, qoftë me ndarjen territoriale, qoftë me daljen nga parlamenti, ne vendosëm si Parti Agrare Ambientaliste të mbijetojmë.
Ne nuk zgjodhëm këtë rrugën morale le të themi, të gjejmë një shteg të ri.
Vetë ne e pranojmë se është shumë e vështirë sepse i tillë është ligji.
Kështu që mendoj se kemi bërë mirë se në fund të fundit mbijetojmë si parti.
