Tafani: Opozita s’ka një kartë morale të fortë, liderët e saj kanë çështje gjyqësore. Përfiton Rama

Zjedhjet janë ngjarja më e rëndësishme politike e viti ku jemi sepse do të bëhet ballafaqimi midis një mazhorance që ka 12 vjet që qeveris dhe në mënyrë fatale vjen në këto zgjedhje me një barrë të madhe njerëzish të akuzuar, të arrestuar e të dyshuar gjithashtu dhe opozitës nga ana tjetër që është 12 vjet jashtë pushtetit në përpjekje për të mundur të gjej ura takimi por mesa duket do ta ketë të vështirë.

Për të folur për këtë temë, i ftuar në emisionin "Drejt", në "Ora News", ishte analisti Endri Tafani.

"Mua nuk më duket se opozita e ka pasur ndonjëherë gojën e mbyllur. Nuk më duket se opozita ka ndonjë dallim të madh përgjigjegjshmërie nga pozita kur vjen puna përsa i përket korrupsionit.

Vetë fakti që ke dy liderët kryesor të opozitës me çështje gjyqësore, tregon që edhe ata nga krahu tjetër nuk është se kanë atë kartën e bardhë.

Nuk më duket se ka ndonjë kartë morale të fortë sepse fakti është që janë të njëjtit njerëz që janë prej 30 vitesh.

Mirë se janë prej 30 vitesh por janë dhe me çështje gjyqësore dhe kjo e bën që në fund të fundit nuk është se ka ndonjë dallim të madh.

Fakti që ti ke kaq shumë vite dhe për më tepër je me çështje gjyqësore të bën ty që kur të shkosh të përplasesh me tjeterin nuk është se mund ta lozësh shumë këtë kartën morale. Nga ky fakt përfiton dhe Rama", u shpreh Tafani.