Nga Auditori në Kuvend/ Luarasi: Ofertat politike nuk më kanë munguar, ky ishte momenti

Pedagogia dhe kandidatja për deputete, Iris Luarasi në një intervistë në Ora News u shpreh se ofertat politike nuk i kanë munguar dhe se ky ishte momenti për tu futur në politikë.

Luarasi: Unë mendoj se ka një kohë për të gjitha.

Unë nuk është se nuk ka pasur ndonjëherë ofertë politike.

Nuk është se kjo është një gjë e parë.

Por unë mendoj se vjen një moment për të gjitha.

Dhe si duket ky ishte edhe momenti që unë mendova se kishte ardhur koha që të kaloja nga kjo pjesa e opinion bërjes dhe unë lidhjen me politikën e kam pasur gjithmonë shumë të madhe duke qenë pjesë e paneleve ku bëhet politik bërja.

Por mendova se tani duhej të bëja diçka tjetër që ka lidhje me vendimarrjen.

Për herë të parë ne kemi njerëz të arrestuar dhe funksionarë të arrestuar.

Më mirë se kurrë imazhi i Shqipërisë nuk ka qenë asnjëherë në këto 30 vite.