Shehu: Ndryshimet kushtetuese të 2008-s dëmtuan sistemin, koalicioni ynë synon rrëzimin e qeverisë

Zjedhjet janë ngjarja më e rëndësishme politike e viti ku jemi sepse do të bëhet ballafaqimi midis një mazhorance që ka 12 vjet që qeveris dhe në mënyrë fatale vjen në këto zgjedhje me një barrë të madhe njerëzish të akuzuar, të arrestuar e të dyshuar gjithashtu dhe opozitës nga ana tjetër që është 12 vjet jashtë pushtetit në përpjekje për të mundur të gjej ura takimi por mesa duket do ta ketë të vështirë.

Për të folur për këtë temë, i ftuar në emisionin "Drejt", në "Ora News", ishte kryetari i FRD, Sali Shehu.

" Unë kam qenë një ndër të paktët në sallën e Parlamentit që i kam kundërshtuar ashpër ndryshimet kushtetuese në vitin 2008 dhe një grup i vogël i joni qëndroi deri në fund për shkak se presioni ishte shumë i madh për ta tejkaluar atë ligj, siç ndodhi në fakt.

Ai ndryshim ishte goditja më e rëndë që iu bë sistemit kushtetues, jo thjesht partive politike por gjithë sistemit shtetëror.

Tani jemi në këtë situatë, në këtë realitet, në të cilin duhet të operojmë domosdoshmërisë.

Lufta kundër partive të tjera përveç PD dhe PS është luftë e ashpër sepse dy partitë e mëdha kërkojnë terren të pakufizuar. Në këtë situatë na është dashur të bashkohemi në një koalicion për një qëllim të vetëm që të rrëojmë qeverinë. Ky ka qenë qëllimi kryesor sepse situata është në atë derexhe saqë nëse qeveria vazhdon është jo vetëm faji jonë por është edhe fatkeqësi për vendin", u shpreh Shehu.