NEGOCIATAT PËRFUNDOJNË NË 2027-n! Komisionerja Kos: Mali i Zi dhe Shqipëria në krye të procesit

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian Marta Kos ka renditur Malin e Zi dhe Shqipërinë si vendet që janë në krye të procesit të integrimit. Sipas saj vendet do të mund të përmbyllin negociatat në vitet 2026 - 2027. Sa i përket anëtarësimit  shton se vendimi për zgjerimin do ti përkas vendeve të unionit.

Shqipëria dhe Mali i Zi  kanë bërë përparim më të lartë sa i përket procesit të integrimit në be në krahasim me vendet e tjera të rajonit.

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos gjatë një interviste Radio Televizionin Slloven shprehet se në një kohë të shkurtër të dy shtetet pritet të përfundojnë negociatat.

Kos: “Dy shtete nga Ballkani Perëndimor janë në pararojë të procesit të anëtarësimit në BE. Mali i Zi që renditet në krye, vend me të cilin negociatat mund të përfundojnë deri në fund të vitit 2026. Shqipëria është në vendin e dytë dhe besoj se mund të kalojë vijën e finishit për t’i mbyllur negociatat në fund të vitit 2027”.

Sa i përket anëtarësimit, sipas Kos, do të jetë vendimi i vendeve të Unionit që do të përcaktojë zgjerime, por ajo shton se është optimiste

Kos: “Vendimi përfundimtar do të merret nga shtetet anëtare të BE-së. Jam e vetëdijshme për rëndësinë e jashtëzakonshme të komunikimit sepse nuk mund ta imagjinoj që pasi të kenë përfunduar të gjitha negociatat, shteti anëtar do të thoshte jo, ne nuk e duam atë vend në Bashkimin Europian, prandaj jam optimiste për të dyja shtetet pararojë, Shqipërinë dhe Malin e Zi.”

Përpos Shqipërisë dhe Malit të Zi, komisionerja komentoi dhe procesin e Serbisë. Sipas saj, Beogradit do t’i hapet rruga për të avancuar më tej në union në momentin që do të ndërmarrë reforma të forma në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.