SPAK hyn në zgjedhje që në Mars/ Për 3 vite u regjistruan 110 krime zgjedhore, 31 raste u pushuan, 22 në hetim

Prej 1 marsit prokuroria e posaçme do të angazhojë hetuesit në lidhje më zbulimin e krimeve dhe ndëshkimin e krimeve zgjedhore.

Teksa SPAK ka bërë më dijë platformën Ora Neës ka siguruar si shifra mbi procedimet që kjo strukturë ka ndjekur për një periudhë 3-vjeçare nga vitit 2021-2024.

Për këtë periudhe SPAK ka regjistruar gjithsej 110 procedime penale në kuadër të krimeve zgjedhore.

62 procedime janë regjistruar në vitin 2021, ku ndiqet me 36 raste në vitin 2023, duke lënë pas 7 raste për vitin 2024 dhe 5 raste për vitin 2022.

Nga 110 procedime 32 raste janë transferuar në zyrat e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, duke sugjeruar se një përqindje e konsiderueshme e çështjeve të regjistruara fillimisht nga Prokuroria e Posaçme nuk ishin brenda juridiksionit të saj.

31 çështje janë pushuar, kryesisht për shkak të mungesës së provave ose pamundësisë për të identifikuar shkelësit e ligjit.22 raste janë ende në hetim, shifër që tregon se Prokuroria e Posaçme është ende duke punuar në një numër të konsiderueshëm çështjesh.

Ndërsa vetëm 14 çështje janë dërguar për gjykim. Por jo vetëm kaq, nga verifikimi rezulton se 7 prej çështje janë pezulluar për shkak të mungesës së provave.

Rreth 1 muaj me parë GJKKO dënoi me 1 vit burg kryetarin e bashkisë Rrogozhinë Edison Memolla për korrupsion në zgjedhje.