"Nuk duam kulla" Rama: Lejet e ndërtimit nuk janë favore, por të drejta zhvillimi, nuk jepen ryshfete për to!

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në sheshin “Skënderbej” para punonjësve të Bashkisë Tiranë, deklaroi se lejet e ndërtimit nuk janë favore dhe as privilegje, por të drejta zhvillimi të pronarëve e investitorëve.

"Kush akuzon pa prova për ryshfet për leje ndërtimi, ose e ka bërë vetë ose do e bënte. Lejet e ndërtimi nuk janë privilegje, favore që i bën kryetari i bashkisë. Janë të drejta zhvillimi të pronarëve e investitorëve së bashku. Cilido që akuzon për ryshfet në dhënien e lejeve të ndërtimit pa prova, thjesht ose e ka bërë vetë, ose do ta bënte vetë po ta kishte në dorë”, deklaroi Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se të ardhurat në Bashkinë e Tiranës janë rritur me 9-fish. Sipas tij, vjet kanë qenë 271 milionë euro të ardhura në fondet e Bashkisë më të madhe të vendit. Lidhur me taksën e ndërtimit, aq shumë të komentuat së fundmi, Rama bëri me dije se 147 milionë euro janë mbledhur vetëm nga taksa e ndërtimit.

Në 10 vitet e fundit të ardhurat e Bashkisë së Tiranës, janë rritur 9- fish. Kanë qenë 30 milionë euro kur bashkia gërhiste, vjet 271 milionë euro të ardhura. Tani dëgjoni sesa para ka marrë Bashkia e Tiranës nga të pasurit, nga ata që ndërtojnë për lejet e ndërtimit. Me taksën e gërhitjes dhe të ekspertëve të shkëlqyer, Bashkia mblidhte 930 mijë euro në vit, pjesën e pjesës e dijnë ata.

Me propozim të Erion Veliaj taksa u rrit në 2016 filloi që në 2016 10- fish. Ndërsa në 2024 janë mbledhur 157 fish. Dmth 147 milionë euro vetëm nga taksa e ndërtimit. Ndërsa atyre që thonë nuk duam kulla, u themi kopshte doni shkolla, korsi bicikletash, autobus, kartë studenti, ushqim për fëmijët falas i doni? Me cfarë bëhen këto? Duke rritur bar në sheshin Skënderbej? Totali që Bashkia ka marrë sepse kur sheh se nga e kemi nisur nga një çmenduri që e quanim dhe qytet, çfarë të presësh nga ata kur bufi i tyre thoshte ju keni bërë mrekullinë e 8 të botës, qytetin e parë pa leje në botë. Cfarë të presësh nga këta antieuropian. Gjysmë milion dollarë ka mbledhur bashkia nga 2016- 2024 vetëm nga taksa e ndërtimit. Investime publike që ishin 10 milionë, në tre vitet e fundit kanë qenë mesatarisht 100 milionë. Ky quhet vizion ardhmërie, program shpëtimi nga historia e një kënete 500 vjeçarë. Program rritje ekonomike dhe sociale, lidership.