SPAK “futet” në zgjedhjet e 11 majit, Kikia: Çështja e financimit të partive, është problem i tmerrshëm madhor
Në lidhje me nismën e Prokurorisë së Posaçme për hetimin në terren të krimeve të mundshme elektorale në zgjedhjet e 11 majit, analisti Mentor Kikia e cilëson si problem madhor financimin e partive politike nga burimet reale të parave që futen në arkat e secilës prej partive.
“Çështja e financimit të partive është zgjidhur me ligj parimisht, por jo realisht. Dhe kjo duket se është mbyllur me një dakordësi mes vetë partive pa iu futur në themel këtij fenomeni.
Partitë politike edhe kur ka donacione ato nuk deklarohen të plota, pasi ne këtu në Shqipërië e dimë se kush jepe para në një fshati të humbur të Botës, por ne nuk kemi me saktësinë më të vogël se kush janë financuesit e PS-së, PD-së, apo të asaj partisë që nuk ka as dy javë që është krijuar.
Kjo është e tmerrshme. Sepse duke mos pasur një deklaratë partitë bëjnë atë që dihet, fshehin paranë”, u shpreh analisti Mentor Kikia.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË

