Zgjedhjet e 11 majit, ja partitë politike që kanë kërkuar të regjistrohen

Në kuadër të procedurave parazgjedhore, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka filluar dorëzimi i kërkesave të partive politike për t'u regjistruar si subjekte zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit.

Siç bëhet e ditur nga KQZ, dëri më tani janë regjistruar 10 subjekte zgjedhore, si më poshtë:

1. Partia Demokristiane e Shqipërisë (PDK);

2. Partia Lëvizja e Legalitetit (P.L.L);

3. Partia Kombëtare Konservatore Albania (PKKA);

4. Partia Demokratike e Shqipërisë (PDSH/PD);

5. Mundësia (Mundësia);

6. Partia Kristian Demokrate (PKD);

8. Partia e Unitetit Kombëtar (PUK);

9. Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD);

10. Partia Bashkimi Demokrat (PBD).

KQZ bën me dije se partitë politike kanë afat për të kërkuar të regjistrohen si subjekte zgjedhore deri në datën 25 shkurt.