Profesori ka një mesazh për Veliajn: Je sjellë si llagëm, si leg*n
Profesor Sadik Bejko i ka përcjellë një mesazh Erion Veliajt nga burgu i Durrësit, që të mos e përdhosë statusin pasi ka rënë në burg.
Ai i kujton Veliajt se tani që është akuzuar është sjellë si llagëm, si legen.
Reagimi i profesorit Sadik Bejko
Erion Veliaj
Mos e përdhos statusin tënd të lartë. Ke rënë në burg. Të gjithë ata që bien në burg, ndihen të pafajtë. Kjo është normë. I burgosuri e pandeh veten të pafajshëm. Askush nuk del mbi veten, askush nuk është aq gjeni, sa të ndërgjegjësohet dhe të arrijë të pranojë fajet e tij.
Por ti ke qenë shtetar i lartë... me zgjedhje ke hipur në fron tri herë si kryetar bashkie i Tiranës.
Realisht, pas Kryeministrit, ke qenë nr. 2 i pushtetit në Shqipëri.
Ti mbase nuk e ke ditur, nuk e ke vlerësuar veten për fuqinë, për statusin se cili je...
Se tani që të akuzuan, nuk ke treguar lartësinë, klasin, dinjitetin që të përket.
Je sjellë si llagëm, si legen.
Një zotni kaq i lartë nuk ka pse t'i fshihet ligjit. Kur atë e akuzojnë, kur e marrin në pyetje në SPAK, ai thotë STOP. Nëse më akuzoni, nuk fshihem. Jam zotni. Kam fituar Tiranën. I kam fituar tri herë zgjedhjet.
Më akuzoni për shkelje? Kam gabuar? Jap dorëheqje. Vihen në shërbim të drejtësisë.
Jam i privilegjuar për postin si kryetar i Tiranës.
Cilido që zgjidhet tri herë kryetar i kryeqytetit, ka prekur qiellin.
Këtë e arrita unë Erioni. Kush është si Unë?
Më akuzojnë për pisllëqe, unë, njeriu i ligjit, i zgjedhjeve, zbres nga qielli im dhe them... gjykomëni...
Pse i fshihesh mbretit, d.m.th., ligjit ti, Erion?/ CNA

