PL regjistrohet në zgjedhjet e 11 majit, Blushi: Na u priftë e mbara
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2025, 15:32
Tedi Blushi njofton se Partia e Lirisë, me kërkesën e Presidentit, Ilir Meta regjistrohet zyrtarisht për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
"Na priftë e mbara në këtë sfidë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë! Votat për Ilir Metën, Partinë e Lirisë dhe programin tonë të shkëlqyer “5 Prioritete për 4 milion shqiptarë plus”, që i jep fund shpopullimit dhe varfërisë dhe e shndërron Shqipërinë në fuqi prodhuese dhe eksportuese, do të jetë masive për të realizuar ndryshimin historik, fitoren e padiskutueshme të opozites dhe largimin e Narkoqeverisjes së Ramës, që po plaçkit, rrënon dhe po e mpak çdo ditë vendin. FITORE!", shprehet Blushi.
