Pollo: Primaret të nxjerrin kandidatët e duhur. Ardhja e LaCivita në PD në këto zgjedhje do ketë ndikim të fortë
Partia Demokratike tashmë është përfshirë në një proces të brendshëm votimi, ku përmes procesit të Primareve do të mësohen dhe emrat e kandidatëve për deputetë që do të përfshihen në listat e PD-së për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Për të mësuar më shumë mbi ecurinë e këtij procesi, demokrati Genc Pollo theksoi se kjo mund të ishte bërë edhe më përpara.
“Por situata erdhi e tillë që po bëhen gati, ka një kohë të arsyeshme deri në dorëzimin e listave dhe mbajtjen e zgjedhjeve dhe shpresoj që të gjithë tensionet që janë normale gjatë një votimi me garë të shuhen dhe të ketë harmoni mes trupave të fushatës.
Primaret në një kontekst të kaluar, kanë qenë nepotike, ka pasur dyshime se ka pasur iniciativa korruptive në të gjitha partitë, të paktën PD-ja ka bërë një hap përpara duke e demokratizuar procesin, ndaj uroj që ky proces të konkludojë me një listë të mirë”, u shpreh Pollo.
Për të, ardhja e Chris LaCivita në krah të PD-së në këtë fushatë zgjedhore do ketë ndikim të fortë, duke theksuar se një gjë e ngjashme ka ndodhur edhe në vitin 2005 kur PD-ja u rikthye në pushtet.
“Mbas dy dekadash kemi një përsëritje të situatës, por në 2005-ën marrëdhëniet me SHBA-në kishin dritëhije kjo e pasur nga viti 1997 dhe këto hije u lanë pas.
Në 2025-ën sërish situata nuk ka qenë po aq e mirë me statusin e dhënë ndaj z. Berisha.
Dhe tashmë në SHBA është larguar një qeverisje e keqe dhe e korruptuar dhe ka ardhur diçka e pangjshme dhe siç po e shikojmë gjërat kanë ndryshuar jo vetëm në Shqipëri.
Pra ka një ndryshim në praktikë, ka një ndryshim de facto edhe pse nuk reflektohet në de juro, por mbështetja ndaj z. Berisha nuk po kursehet”, theksoi ndër të tjera Genc Pollo.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË


