Gaba: Mitingu i Ramës me administratën në 20 shkurt, si vullnetarët e Enverit në mbrojte të pandëshkueshmërisë

Analisti, Gent Gaba në një intervistë në Ora News u shpreh se primaret në PD do jetë një dëmtim për demokratët.

Gaba: Është bërë një kohë e gjatë që flitet për këtë proces dhe në thelb nuk ka ndonjë ndryshim të madh përsa i përket proceseve demokratike të brendshme.

Ne kemi parë që i kanë bërë një reklamë shumë të mirë vetë deputetët, përfaqësuesit e atij grupimi duke e sulmuar nëpër media të ndryshme dhe kështu që nuk pres ndonjë rezultat të hatashëm sepse në praktikë rrymat e brendshme që kumbojnë në atë formacion do të kenë mënyrë që të përdorin çdo lloj preteksti për një sherrnajë që nuk do ti shërbejë atyre.

Nuk e shoh si një arritje të madhe por do jetë një dëmtim për ta.

Përfaqësuesit e Berishës janë njerëz që ai i ka sulmuar, ata e kanë sulmuar.

Nuk kanë asnjë lloj promovimi demokratik në atë bashkëjetesën e tyre politike.

Rama është një luftë të hapur kundër drejtësisë.

PS ka humbur çdo lloj morali për qeverisur vendin. Edi Rama duhej të ishte dorëhequr.